PDK: Vetëvendosja do të braktiset nga një pjesë e nëndegëve të saj

Kosova

PDK: Vetëvendosja do të braktiset nga një pjesë e nëndegëve të saj

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 14:04
Ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me anë të një komunikate për media ka shprehur se,Vetëvendosjen do ta braktisin një pjesë e madhe e nëndegëve të saj. PDK ka theksuar se deklaratat e VV-së se nuk marrin pjesë në zgjedhjet e Drenasit për arsyen nuk duan të përfitojnë politikisht nga një dënim i padrejtë gjyqësor është një pretekst pa sens.

“Arsyeja e mospjesëmarrjes së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, kinse ata nuk duan të përfitojnë politikisht nga një dënim i padrejtë gjyqësor, si ai i rastit “Drenica 2”, është vetëm pretekst pa sens nga ana e kësaj Lëvizjeje, duke i marrë parasysh deklaratat e tyre karshi njerëzve që janë prekur nga ky dënim." thuhet në komunikatë.

Më tej PDK-ja  ka theksuar " Ata kanë deklaruar se në këtë kohë janë duke i forcuar strukturat e tyre organizative me njerëz të moshave dhe profesioneve të ndryshme, por në fakt është krejt e kundërta. Pikërisht mungesa e kuadrove, strukturës dhe fuqisë politike në këtë Lëvizje është edhe arsyeja kryesore e refuzimit të pjesëmarrjes në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat