Veseli: Takimi me strukturat e PDK-së në Drenas ishte motivues

Kosova

Veseli: Takimi me strukturat e PDK-së në Drenas ishte motivues

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 12:41
Kryeparlamentari, Kadri Veseli

Kryeparlamentari, Kadri Veseli përmes një statusi në Facebook ka shkruar se mbrëmë bashkë më anëtarët e kryesisë i takuan strukturat e PDK’së në Drenas, ku panë mobilizim të madh dhe dëgjuan ide të reja se si mund të maksimizohet potenciali i qytetit në të mirë të qytetarëve

Kadri Veseli ka thënë se organizimi dhe përkushtimi i strukturave të PDK’së në Drenas ishte motivues.

Ja postimi i i plotë:

Bashkë me anëtarët e kryesisë, mbrëmë i takuam strukturat e PDK-së në Drenas. Pamë një mobilizim të madh dhe dëgjuam ide të reja prej tyre se si mund të maksimizohet potenciali i qytetit në të mirë të qytetarëve. Ishte motivues organizimi dhe përkushtimi i tyre, që nga dhjetori të vazhdojnë qeverisjen bashkë me Ramizin. KV

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat