Behgjet Pacolli, është i mirpritur në çdo shtëpi të Drenicës

Kosova

Behgjet Pacolli, është i mirpritur në çdo shtëpi të Drenicës

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 22:15
Banorët e Komoranit i dhanë mbështetje të pa rezervë AKR-së dhe kandidatit të saj për Kryetar të Komunës së Drensait Elmi Thaçit

Banorët e Komoranit i dhanë mbështetje të pa rezervë AKR-së dhe kandidatit të saj për Kryetar të Komunës së Drensait Elmi Thaçit, që të udhëheq me Komunen e Drenasit, në një pritje madhështore.

“Unë me tërë qenjën time morale e financiare do të qëndrojë pas kandidatit të ARK-së Elmi Thaçi, se ky është njeri i ndershëm dhe bizismen i mirë” ka thënë Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, para banorëve të Komoranit.

Pacolli ka shtuar se “drenica për 17 vite po thuajse është mbajtur peng, është varfruar nga ata që e qeverisën e nuk i sollën kurgja të mirë, pos mjetimit”

“Ne i kemi borgjë drenicës dhe drenicakëve, tani këtu po shohë një energji për të ndrruar dhe për të shkuar para, të kaluaren nuk duhet ta harrojmë, por duhet të shikojmë nga e ardhmja të cilën për Drenasin dhe Komorani, do ta sjell AKR-ja me programin e saj ekonomik” ka thënë Pacolli.

Nuk kemi ardhur për tiu vjedhur, por kemi ardhë këtu që tiu ndihmojm që ju të keni një të ardhme ekonomike të sigurat ka thënë  ish Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, para komoranasve.  

“Behgjet Pacolli, është i mirpritur në çdo shtëpi të Drenicës, me përjashtim të atyre që nuk janë nga drenica, siç ka ndodhur ditë më pare”,  ka theksuar Elmi THaçi para komoranasit.

“Banorët e Komaranit kësaj radhe unanimisht do të votojm për ARK-në, sepse këtu tek ne shohim ardhmërin e Drenasit, boll na kanë rrejt e na kanë vjedhur, na lanë rrugëve e vetë u bënë milioner”.

“AKR-ja, do të punojë që Komoran dhe Drenasi, shumë shpejt ta prekin vizionin ekonomik që partia e Behgjet Pacollit, ka pikërisht për drenicakët, dëshmnia më e mirë është fillimi i ndërtimit të dy fabrikave në fshatin Krajkovë” ka thënë Thaçi.

Siupas tij kjo nuk është e tërë pasi që AKR-ja, ka edhe projekte të tjera ekonomike për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.     

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat