AAK-së i bashkohen anëtarë të rinj dhe formojnë nëndegën në Batllavë

Kosova

AAK-së i bashkohen anëtarë të rinj dhe formojnë nëndegën në Batllavë

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 11:02
AAK

Zyrtarë të Degës së AAK-së në Podujevë kanë njoftuar se kanë aderuar anëtarë të rinj në këtë parti. Nëpërmjet një komunikate për media, ata kanë thënë se me këtë rast e kanë formuar edhe nëndegën e AAK-së në fshatin Batllavë të Podujevës.

“Në kuadër të aktiviteteve të AAK-së, Dega në Podujevë, ne ishim në fshatin Batllavë ku aderuan shumë anëtarë të rinj dhe njëkohësisht u themelua nëndega në kuadër të Aleancë së të rinjve (ARK) dhe u zgjodhën strukturat udhëheqëse të kësaj nëndege”, thuhet në këtë komunikatë.

Sipas të njëjtës, zyrtarët e AAK-së gjatë këtij takimi në Batllavë kanë diskutuar edhe për problemet e shumta që i ka ky fshat. 
“Kërkesat e këtij fshati gjithherë kanë rënë në vesh të shurdhër dhe se janë vizituar vetëm në kohë zgjedhjeve duke abuzuar pamëshirshëm me votën e tyre. Nga sot Batllava me vendosmëri i dhanë mbështetje të fuqishme AAK-së. Nga Kryesia e Degës së AAK-së në Podujevë prezent ishin nënkryetarët Shaban Mulolli dhe Nexhat Llumnica, anëtarët e Kryesisë Patriot Rudari, Hamdi Hasani dhe nga Aleanca e Gruas, Dega në Podujevë, Igballe Maliqi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat