Bie numri i pacientëve të prekur nga gripi sezonal

Kosova

Bie numri i pacientëve të prekur nga gripi sezonal

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 16:40
Ilustrim

Vetëm muajin e fundit Qendrat e Mjekësisë Familjare u “vërshuan” nga mijëra qytetarë të prekur nga gripi sezonal. Tani, gripi që u raportua se morri përmasa të epidemisë, e që manifestohej me kollitje, ethe, lodhje ka shënuar rënie.

Ka tashmë dy ditë që situata nëpër Qendrat e Mjeksëisë Familjare është më mirë, pasiqë numri i pacientëve me grip ka filluar të bie.

U.D i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare,  Rrezart Halili, thotë se momentalisht kjo situatë është pak më mirë pasi që numri i pacientëve të prekur nga gripi është në rënie e sipër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat