Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 17:20
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë, do të ketë rënie të temperaturave, të cilat mund të shkojnë deri -9 gradë celsius.

Masat e ajrit me origjinë polare do të jenë prezent mbi vendin tonë gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit. Nga dita e hënë deri të enjten temperaturat do të lëvizin ndërmjet -2 deri në -4 gradë Celsius, kurse nga dita e enjte e tutje këto masa të ftohta do të jenë më të përqëndruara mbi vendin tonë duke krijuar kushte që temperaturat të ulen dukshëm në dy vlerat ekstremale ( minimalet dhe maksimalet)”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Të hënën dhe të enjten do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta.

 Temperaturat minimale në pjesën e dytë të javës parashihen të ulen deri -9 gradë Celsius,  kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Presioni atmosferik vazhdon te mbetet i larte , mbi vlerat e normales. Do te fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat