Djali i Ramiz Lladrovcit: Fuqia dhe Forca nuk janë një, por rezultat i njëra-tjetrës!

Kosova

Djali i Ramiz Lladrovcit: Fuqia dhe Forca nuk janë një, por rezultat i njëra-tjetrës!

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 07:10
Ramiz Lladrovci me djalin e tij Lapidarin

Lapidari – djali i kandidatit të PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovcit – ka reaguar ndaj përqeshjeve që po i bëhen babait nga, siç thotë, “analfabetët”!

“Po i shoh disa qytetarë të dashur, të cilët po i cilësojnë politikanët tonë analfabetë e të padijshëm dhe po qeshin me disa thënie demek ‘qesharake’. Por, po dalin vetë qesharakë e analfabetë sepse vetë ligji i Fizikës thotë se Fuqia = Forca × Shpejtësia. Pra, Fuqia dhe Forca nuk janë një, por rezultat i njëra-tjetrës… Tani jo po na dalin rezultatet e PISA-së shumë të ulëta. Mjerët na për veten”, është reagimi i tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat