KQZ: Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë

Kosova

KQZ: Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 07:55
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar procesi i votimit në Komunën e Drenasit për raundin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune.

Sipas KQZ-së, fletëvotimet dhe materiali tjetër sensitiv është shpërndarë në të gjitha vendvotimet sipas planifikimeve me planin operacional të miratuar nga KQZ-ja.

Gjithashtu, sipas raportit nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, të gjitha vendvotimet janë hapur në kohën e paraparë.

Lista përfundimtare e votuesve e certifikuar nga KQZ-ja përmban 52 mijë e 569 emra të votuesve në këtë komunë, e cila ka 28 qendra votimi me gjithsejtë 72 vendvotime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat