Balotazhi në Drenas: KIZ heton disa parregullsi

Kosova

Balotazhi në Drenas: KIZ heton disa parregullsi

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 09:24
Zgjedhje, Drenas

Sipas Koalicionit për Integritet Zgjedhor që po monitoron zgjedhjet në Drenas, deri në këto momente sa është zhvilluar procesi i votimit ka pasur disa parregullsi, njofton Klan Kosova.

Sipas KIZ, në tetë vendvotime në lokacione të ndryshme në Drenas ka pasur mungesë të komisionerëve.

Po ashtu, ka munguar alfabeti brajt për të votuar personat e verbër, ndërsa ka pasur problem edhe për qasjen e personave me nevoja të veçanta në qendrat e votimit.

Kurse, një tjetër parregullsi është hasur në një vendvotim, ku është parë një pano partiake propagandistike, diçka e ndaluar në ditën e zgjedhjeve.

Këto zgjedhjet në Drenas janë të jashtëzakonshme, pasi që kryetari i kësaj komune Nexhat Demaku dha dorëheqje.

Në këtë raund zgjedhor janë duke garuar mes vete, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladorvci dhe ai i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat