Parashikimi i motit për sot

Kosova

Parashikimi i motit për sot

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 08:29
Ilustrim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës gjatë kësaj periudhe  ka paraparë që vendi ynë të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kurse në pjesën perëndimore dhe jugperëndimore parashihet të ketë mjegull, kryesisht në pjesën e parë të ditës.

“Vlera minimale e temperaturës do të lëviz ndërmjet -7 deri -3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat