Mbeturinat më të mëdha vinë nga produktet ushqimore

Kosova

Mbeturinat më të mëdha vinë nga produktet ushqimore

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 09:42
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet e anketës së mbeturinave industriale për vitin 2015, ku sipas rezultateve sasia më e madhe e mbeturinave të gjeneruara ka qenë në sektorët e Xehetarisë dhe Gurëthyesve 200 697 tonë ose 83%.

Gjithsej, sasia e gjeneruar e mbeturinave të rrezikshme ka qene 8 193 tonë ose 3%. Ndërsa, sasia më e vogël e mbeturinave të gjeneruara për vitin 2015, ka qenë në sektorin e industrisë përpunuese me vetëm 15 tonë.

Përpunimi i mbeturinave sipas llojit të industrisë tregon se sasia më e madhe e mbeturinave të deponuara ka qenë nga prodhimi i produkteve ushqimore, pijeve dhe produkteve të duhanit, si dhe nga ndërtimtaria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat