Drejtoria për Gjeodezi në Rahovec merr donacion me vlerë 21,600 euro nga Banka Botërore

Kosova

Drejtoria për Gjeodezi në Rahovec merr donacion me vlerë 21,600 euro nga Banka Botërore

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 14:03
ilustrim

Banka Botërore, përmes Agjencisë për Kadastër të Kosovës, ka dhënë një donacion për Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Rahovecit me vlerë 21 mijë e 600 euro.

Siç njofton kumtesa nga Komuna e Rahovecit, në kuadër të këtij donacioni janë pajisje elektronike siç janë kompjuter, printer , tavolina për punë dhe pajisje tjera të cilët do të ju hynë në punë punëtorëve të kësaj drejtorie.

Kujtim Popaj, drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Rahovecit, shprehet i kënaqur me donacionin e marrë nga Banka Botërore dhe thotë se pajisjet elektronike  të cilat janë marrë si donacion,  do të ju lehtësojnë punën të gjithë punëtorëve të cilët janë në këtë drejtori, pasi që deri me tani kemi punuar me kompjuter mjaft të vjetër.

Popaj shprehet se gjatë këtij viti  jemi marrë edhe me rregullimin  e arkivës së drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, me rregullimin e arkivës fillimisht i kemi lehtësuar punën vetës dhe më pas edhe qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat