Aktivitetet e Komunës së Istogut për nder të Ditës së Pavarësisë

Kosova

Aktivitetet e Komunës së Istogut për nder të Ditës së Pavarësisë

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 11:44
Foto nga festa e mëhershme e Ditës së Pavarësisë

Komuna e Istogut për nder të nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do të organizojë aktivitete kulturore dhe sportive.

Aktivitetet sipas njoftimit për media nga kjo komunë, do të zhvillohen nën patronatin e kryetarit, Haki Rugova.

Aktivitetet zhvillohen sipas kësaj agjende:

Me: 15.02.2017

10:00 Aktivitete sportive – Turnir në Ping-pong, turniri mbahet në ShFMU ”Ismajl Qemaili” në Saradran.

Të drejtë pjesëmarrje kanë vetëm nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Istogut.

Me: 16.02.2017

11:00 Promovimi i librit “Puhizë zemre” kushtuar Ditës së Pavarësisë, në sallën e Kuvendit Komunal në Istog.

Me: 17.02.2017

10:00 – 15:00 Ekspozitë muzeore në muzeun Komunal në Shtëpinë e Kulturës.

11:00  Seancë solemne me rastin e nëntë  vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, seanca  mbahet në sallën e Kuvendit Komunal.

11:30  Koktej rasti

12:00  Homazhe – vendosje kurora lulesh  tek Lapidari i Dëshmorëve në qendër të qytetit në Istog

12:30 Homazhe dhe vendosje lulesh tek varri i ish Kryetarit të Istogut Fadil Ferati.

13:00  Programi festiv me këngë e valle para Shtëpisë së Kulturës në Istog.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat