Kryetari i Deçanit, mashtrohet keq nga “mister” Gjermania

Kosova

Kryetari i Deçanit, mashtrohet keq nga “mister” Gjermania

Më: 9 prill 2017 Në ora: 13:42
Rasim Selmanaj dhe Leo Gjugjaj

Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, ka pritur në zyrën e tij, Leo Gjugjaj, i cili para tij dhe stafit është prezantuar si mister Gjermania 2017.

Madje, Selmanaj në shenjë respekti për  misterin me prejardhje nga Decani, nuk ka kursyer as mirënjohjen duke ndarë një të tillë për Gjugjajn.

“Leo Gjugjaj është i riu nga Kosova i cili së fundmi arriti të fitoi “Mister Gjermania 2017”( Mister Deutschland World 2017) Leo sot është pritur nga kryetari i Komunës z.Rasim Selmanaj , me ç’ rast është nderuar me mirënjohje”, shkruan Selmanaj.

Por në fakt, Leo nuk është shpallur më i bukuri në shtetin gjerman.

Image

Trofeun e më të bukurit e ka marrë krejt dikush tjetër. Një kërkim fare i thjeshtë në Google, tregon se mister Gjermania për këtë vit është 23 vjeçari, Dominik Bruntner.

Kurse Gjugjaj është shpallur mister vetëm për një rajon, sic edhe shihet në shiritin që mban në qafë, të cilin Selmanaj mbase nuk e ka vërejtur.Sido që te jetë, pos Selmanajt edhe shumë media online në Kosovë janë lajthitur duke raportuar se Leo është shpallur “Mister Gjermania”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat