Autoshkollat me ligjërues profesionalë

Kosova

Autoshkollat me ligjërues profesionalë

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 11:10
Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, nënshkroi Udhëzimin Administrativ për ligjëruesit profesional në autoshkolla.

Me këtë Udhëzim Administrativ, përcaktohen kushtet dhe mënyra e dhënies së provimit për licencim të ligjëruesit profesional në auto shkollë, të drejtat dhe detyrat e ligjëruesit profesional,  rregullat që duhet t’i përmbahet ligjëruesi profesional gjatë procesit të aftësimit të kandidatëve nga pjesa teorike dhe programi i provimit profesional.

 Ky Udhëzim Administrativ, hyjnë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit, nga ana e ministrit të Infrastrukturës.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat