Përmbyllet projekti i vullnetarizmit edukativ "Të rinjë dhe të moshuar – Krijimi i urave duke u argëtuar dhe mësuar"

Kosova

Përmbyllet projekti i vullnetarizmit edukativ "Të rinjë dhe të moshuar – Krijimi i urave duke u argëtuar dhe mësuar"

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 17:08
Pamje nga projekti

Gjatë këtij projekti 21 vullnetarë nga shkolla të mesme, për 12 javë rresht janë përkujdesur për 50 të moshuar në shtëpinë e pleqëve në Prishtinë (domin e pleqëve) duke i angazhuar ata në aktiviteteve të ndryshme interaktive. Përmes këtij projekti këta të rinjë përveç që kanë argëtuar dhe mësuar banorët e shtepisë së pleqëve, ata kanë kontribuar në shoqëri dhe kanë zhvilluar shkathtësitë e tyre siç janë menaxhimi i kohës, mentorimi, puna individuale dhe grupore, të menduarit kritik e kreativ dhe zgjidhja e problemeve.

1. Organizata TOKA me qëllim që të ndikoj në zhvillimin e vullnetarizmit edukativ në Kosovë ka hapur thirrjen për grante të vogla për implementim të projekteve të vullnetarizmit edukativ.

2. Vullnetarizmi edukativ është qasje sistematike gjatë cilës parashihet që ndikimi në komunitet të gërshetohet edhe me zhvillimin e shkathtësive të atyre që bëjnë punën vullnetare.

3. Organizata DRIT? me projektin e vullnetarizmit edukativ "Të rinjë dhe të moshuar – Krijimi i urave duke u argëtuar dhe mësuar" është njëra nga projektet fituese të granteve të vogla të TOKAs.

4. Projekti "Të rinjë dhe të moshuar – Krijimi i urave duke u argëtuar dhe mësuar" për 12 javë rresht ka organizuar aktivitete argëtuese për banorët e Shtëpisë së Pleqëve. Mbi 50 pleq kanë qenë të shoqëruar gjatë kësaj periudhe nga të rinjë vullnetarë nga komuna e Prishtinës. Aktivitetet e mbajtura janë përqëndruar te argëtimi – si loja e shahut, pikado, lojëra me letra, si dhe ngjyrosje e këndim, por edhe shëtitje në Gërmi për të nxitur shkëmbimet mes të rinjëve dhe të moshuarve.

5. Përmes këtij projekti këta të rinjë vullnetarë përveç që kanë argëtuar dhe mësuar banorët e shtepisë së pleqëve, ata kanë kontribuar në shoqëri dhe kanë zhvilluar shkathtësitë e tyre. Vullnetarët e DRIT? u përfshinë në përgatitjen dhe realizimin e të gjitha aktiviteteve dhe ata zhvilluan shkathtësitë e tyre në udhëheqje, menaxhim, raportim, reflektim dhe prezantim. Për më shumë, ky projekt ju mundësoj atyre edhe zhvillimin e aftësive interpersonale dhe intrapersonale si bashkëpunimi, vetëbesimi, qasja pozitive, zgjidhja e problemeve, menaxhimi i kohës, mentorimi, puna individuale dhe grupore dhe të menduarit kritik e kreativ.

6. Në ditën e fundit të projektit, vullnetarët vizituan Shtëpinë e Pleqëve edhe një herë për t’i falënderuar ata për miqësitë e reja të krijuara. Gjatë këtij takimi u dorëzuan një numër i orendive që iu falën institucionit të shtëpisë së pleqëve për t’u përdorur në hapësirën e përbashkët.

7. Projekti zyrtarisht u përmbyll ditën e mërkurë (05/07) me një ngjarje të organizuar nga organizata implementuese DRIT’, ku të rinjtë prezantuan para prindërve të tyre, drejtorëve të shkollave, përfaqësuesve të Ministrisë së Mirëqenies Sociale, dhe përfaqësuesve të TOKAs udhëtimin e tyre përgjatë aktiviteteve të projektit.

8. Edhe pse projekti zyrtarisht përfundoj të mërkuren (05/07), në muajin tetor vullnetarët do të bëhen edhe një herë bashkë për të mbjellë mbi 300 fidane në shkollat e komunës së Prishtinë si shenjë mosharrese për të moshuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat