Dhjetë të vdekur gjatë aksidenteve në punë në gjashtë muajt e parë

Kosova

Dhjetë të vdekur gjatë aksidenteve në punë në gjashtë muajt e parë

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 20:42
Ilustrim

Për gjashtë muajt e parë të vitit në Kosovë, 10 persona kanë humbur jetën në aksidentet që u kanë ndodhur atyre në vendet e punës.

Ndërtimtaria mbetet një ndër punët më të rënda dhe më të rrezikshme në Kosovë ku respektimi i masave të sigurisë dhe ligjit mbetet ende problem.

Jusuf Azemi, Kryetar i Sindikatës së sektorit privat, ka thënë se pjesa dërmuese e punëtorëve nuk kanë pajisjet elementare në punë në sektorin e ndërtimtarisë.

“Absolutisht të punohet në 20 kat dhe mos të kesh pajisje elementare mbrojtëse është diçka e tmerrshme”, ka thënë ai.

Kryeinspektori i Punës Basri Ibrahimi sa i përket zbatimit të ligjit thotë se i kanë rritur masat ndëshkimore dhe kanë nisur inspektemet, veçanërisht në ndërtimtari.

“Ne kemi bërë gjithçka, kemi ashpërsuar masat ndëshkimore”, thotë Ibrahimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat