Fillojnë aplikimet për regjistrim në Universitetin “Ukshin Hoti”

Kosova

Fillojnë aplikimet për regjistrim në Universitetin “Ukshin Hoti”

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 15:11
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, për vitin e parë të studimeve themelore- Bachelor, në afatin e parë për vitin akademik 2017/2018, do të pranojë 1740 studentë, në gjashtë fakultete dhe 17 drejtime përkatëse mjaft atraktive dhe komfor kërkesave të tregut.

Nga të cilët 120 studentë pranohen sipas kuotave të rezervuara në programe të caktuara nga radhët e minoriteteve: turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptian, serb dhe kroat.

Studentët e rinj sivjet UPZ i pret me kushte më të mira në të gjitha aspektet. Vlen të theksohet se në rangimin ndërkombëtar UPZ ka shënuar progres të jashtëzakonshëm duke u radhitur mijëra vende më lartë se universitetet e tjera, i cili është tregues i qartë për rritjen e cilësisë në këtë universitet.

UPZ tashmë është bërë konkurrent serioz duke lënë prapa shumë universitete në rajon, ndërkaq pas Prishtinës është Universiteti i dytë në vend. Deri këtu UPZ ka arritur falë angazhimit maksimal të menaxhmentit me në krye rektorin Ramë Vataj dhe kontributit gjithëpërfshirës të stafit akademik dhe administrativ.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit, bëhet prej 07.07.2017 deri më 14.07.2017 (e Premte ), nga ora 10:00-15:00. Provimi pranues do të mbahet më 17-18.07.2017, duke filluar prej orës 09:00.

Mbi numrin e përgjithshëm të studentëve të përmendur më lart, universiteti do të rezervojë të drejtën për regjistrimin e studentëve që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve (anëtarë të familjes së ngushtë të dëshmorëve janë: bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët).

Bazuar në UA nr.09/2016 MASHT, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren do të rezervojë deri në 12% nga  numri total i studentëve, për komunitetet pakicë, të cilët do të shpërndahen në mënyrë proporcionale, sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve, për secilin fakultet veç e veç

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat