Policia identifikon sulmuesin e kandidatit të Nisma në Skenderaj

Kosova

Policia identifikon sulmuesin e kandidatit të Nisma në Skenderaj

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 12:52
Beqi Veliu

Në mesnatë është sulmuar fizikisht kandidati për asamble në Skënderaj, nga radhët e Nisma, Beqi Veliu.

Sulmin mbi të e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Mund të konfirmoj se personi ka pësuar lëndime trupore pas dhunës së ushtruar mbi të”, ka thënë Zahiti.

“Policia e di identitetin e sulmuesit dhe është në kërkim të tij”, ka shtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat