Reçica dhe Minxhozi flasin për një marrëveshje lidhur me pensionistët

Kosova

Reçica dhe Minxhozi flasin për një marrëveshje lidhur me pensionistët

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 16:03
Skender Reçica, priti sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, ku u diskutua lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës për pension për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ministri Reçica falënderoi ambasadorin Minxhozi për vizitën e tij, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë dhënë Kosovës, njëherit edhe ambasadori Minxhozi e uroi ministrin Reçica, për përgjegjësitë e marra.

Sipas një njoftimi të MPMS-së, gjatë këtij takimi u diskutua për çështjet që kanë të bëjnë me fushëveprimin e MPMS-së. Ministri Reçica dhe ambasadori Minxhozi u zotuan për vazhdimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat