Imeraj, letër publike Haradinajt: Shpëto ndërmarrjet “Aliko” dhe “Iliria” në Deçan

Kosova

Imeraj, letër publike Haradinajt: Shpëto ndërmarrjet “Aliko” dhe “Iliria” në Deçan

Nga: Bota sot Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 12:23
Shkodran Imeraj

Anëtari i Nismës për Kosovën Shkodran Imeraj, përmes një letre publike, i ka kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj, që të shpëtojë ndërmarrjet “Aliko” dhe “Iliria” në Deçan.

Imeraj ka thënë se Haradinaj duhet t’i kërkojë Kuvendit të Kosovës, që këto ndërmarrje të shpallen pasuri kombëtare dhe të kthehen nën menaxhimin e Komunës së Deçanit, përcjell Bota sot.

Më poshtë letra e plotë e Imerajt:

Letër e hapur

KRYEMINISTËR HARADINAJ, VEPRO DUKE SHPËTUAR NDËRMARRJET “APIKO” DHE “ILIRIA” NË DEÇAN

Që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë më 1999, Komuna e Deçanit, është ballafaquar me problemin e pronave të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, tokat e të cilave i ka uzurpuar dhe është duke i shfrytëzuar Manastiri i Deçanit.

Siç është i njoftuar opinioni deçanas në veçanti, por edhe ai shqiptarë në përgjithësi, këto prona i janë falur Manastirit të Deçanit, me dy vendime, gjegjësisht me 1993 dhe 1997, pra falja e pronave është bërë në kohën e masave të dhunshme. Është edhe me e dhimbshme fakti, së si Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, nën drejtimin e Arta Rama-Hajrizi, me 20 maj 2016, sjellë vendim përfundimtar, duke i njohur pronësinë ndaj Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” Manastirit të Deçanit, vendim ky i sjellë duke u thirrura në ligjet dhe vendimet e kohës së masave të dhunshëm - të kohës së Millosheviqit.

Kryeministër Haradinaj, është koha e fundit që ju duhet të veproni si Qeveri e Republikës së Kosovës, kur dihet së qeveritë e me hershme nuk kanë pasur vullnetin për të futur në agjendën e saj çështjen e pronave kontestuese në Deçan.

Kryeministër, kabineti i juaj qeveritare dhe organet e saja vartëse kanë disa mundësi për të i shpëtuar pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, duke përfshirë edhe Pushimoren e Fëmijëve “Pishat e Deçanit”, e ato janë :

Të i kërkohet Presidentit të vendit Hashim Thaçi, që në mbështetje të Nenit 84, pika 9, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të kërkoj referimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. ref.:AGJ943/16.
Nëse mungon gatishmëria e Presidentit Thaçi, atëherë Qeveria e juaj apo organet përgjegjëse të saj, duke e kompletuar dokumentacionin rreth Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, lenden e saj të e dërgojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Salzburg.
Zgjidhje tjetër është që nëpërmjet një vendimi të Qeverisë së Republikës së Kosovës, pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, duke përfshirë edhe kompleksin e Pushimores së Fëmijëve “Pishat e Deçanit”, të i kërkohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për të i shpallur pasuri kombëtare dhe të kthehen nën menaxhimin e Komunës së Deçanit.

Kryeministër Haradinaj, veprimi i juaj duhet të jetë i shpejtë, sepse është koha e fundit për shpëtimin e pronave dhe Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, po ashtu veprimi i juaj do të shpëton edhe Pushimoren e Fëmijëve “Pishat e Deçanit”, kur dihet se dita ditës edhe kjo pasuri e qytetareve deçanas, por rrezikohet për tjetërsim nga ana e apetiteve politike të personelit të Manastirit të Deçanit të kryesuar nga Igumeni Sava Janjiç.

Shkodran Imeraj, asistent në Institutin e Historisë në prishtë dhe ish Nënkryetar i Lidhjes së Historianeve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat