Moti për 4 ditët e ardhshme: Merrni masat, dimri i vërtetë erdhi

Kosova

Moti për 4 ditët e ardhshme: Merrni masat, dimri i vërtetë erdhi

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 09:01
Ilustrim

Edhe në fundjavë vendi ynë do të përfshihet nga një mot kryesisht të vranët dhe me të reshura.

Këtë fundjavë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por, për shkak që vendi ynë ndodhet ndërmjet masave të ftohta ajrore dhe atyre më të ngrohta, parashihet të kemi reshje të përziera shiu dhe bore, kryesisht në orët e hershme të mëngjesit dhe mbrëmjes.

Sot në mbrëmje, reshjet e shiut do të shndërrohen në borë, që do të vazhdojnë edhe herët në mëngjes të dielen.

Në fillim të javës së ardhshme masa të ftohta ajrore arktike do të shtrihen gradualisht edhe mbi vendin tonë, duke sjellur mot më të ftohtë, me vransira dhe intervale me diell. Nuk përjashtohet mundësia që vende-vende të ketë edhe reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme, ku maksimalet do të luhaten nga 2C deri në 4C, e ato maksimale në fundjavë do të zbresin deri në -1C, e në fillim të javës së ardhshme deri në -5C.

Era do të fryejë mesatare nga verilindja 2-6m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat