A do të ketë borë gjatë fundjavës? Ky është parashikimi i motit

Kosova

A do të ketë borë gjatë fundjavës? Ky është parashikimi i motit

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 09:31
Ilustrim

Sipas parashikimit të meteorologëve dita do të fillojë me vranësira të pjesshme të cilat me kalimin e kohës do të marrin karakter zhvillimi dhe në orët e pasditës mund të sjellin edhe riga lokale shiu

Temperaturat do të sillen në mes 4 e 13 gradë celsius.

Edhe dita e parë e fundjavës, pritet të fillojë me vranësira të cilat gradualisht do të vijnë duke u shtuar, kështu pasdite mund të kemi edhe reshje shiu. Temperaturat do të shënojnë rënie të lehtë ato do të sillen në mes 2 e 11 gradë Celsius.

Në ditën e dytë të fundjavës, të dielën pra, parashihet dominim i vranësirave të cilat mund të sjellin edhe reshje bore.

Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme ato do të lëvizin në mes minus 2 e 4 gradë celsius. E, sa i përket javës së ardhshme, pritet rënie e ndjeshme e temperaturave, kështu temperaturat e mëngjesit do të sillen në mes minus 6 e minus 2 gradë celsius, kurse temperaturat maksimale do të sillen rreth 3 gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat