Flet nëna që lindi fëmijën e parë më 1 janar 2018

Kosova

Flet nëna që lindi fëmijën e parë më 1 janar 2018

Më: 1 janar 2018 Në ora: 12:11
Pamje nga QKUK

Në natën e ndërrimit të moteve, nëna Fatmire Azemi ka lindur fëmijën e saj të tretë, por të parin për vitin 2018 në Kosovë.

Nëna nga Podujeva ka lindur djalin me peshë 3250 gramë dhe mjeku kujdestar Dr. Jakup Ismaili ka thënë se të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Nëna ka folur për momentin që e bëri lindjen e saj mjaft të veçantë.

“Shumë mirë po ndjehem. Më kanë prit shumë mirë dhe i falënderoj të gjithë stafin e Gjinekologjisë”, ka deklaruar ajo për KP.

Nëna vendosi që djalin ta quaj me emrin Ajn, i cili lindi në ora 00:00.

Ata i ka vizituar edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili. “Ne ishim sot në një festë të dyfishtë, një të vitit të ri dhe po ashtu e pamë edhe një lindje e cila ishte një lindje e mrekullueshme”, ka thënë ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat