Paralajmërimi i Lladrovcit për operatorët ilegal të transportit në Drenas

Kosova

Paralajmërimi i Lladrovcit për operatorët ilegal të transportit në Drenas

Më: 27 janar 2018 Në ora: 23:36
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me Drejtoreshën e Shërbimeve Publike, Lumnije Krapi dhe Drejtoreshën e Inspekcionit, Aurora Berisha, pritën në takim përfaqësuesit e shoqatës së transportit në Drenas.

Siç njofton Komuna e Drenasit në një komunikatë, Lladrovci, në këtë takim të mbajtur të shtunën, deklaroi se Komuna e Drenasit do t’i mbikëqyrë operatorët ilegal të transportit dhe do të marrë masa ndaj tyre.

“Kryetari Lladrovci i bën thirrje qytetarëve të Drenasit që të respektojnë transportin legal dhe të evitojnë atë ilegal. Gjithashtu i njofton  të gjithë transportuesit ilegal se Inspektorati Komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do jetë në mbikëqyrje të transportit dhe do marrë masa ndaj atyre që nuk e respektojnë Ligjin mbi Komunikacionin”, thuhet në komunikatën e komunës.

Në këtë takim u bisedua rreth përfaqësimit të transportit në komunikacion në Komunën e Drenasit.

Çështjet që u diskutuan në takim ishin, respektimi i linjave të autobusëve dhe rendit të udhëtimit sipas orarit të planifikuar të udhëtimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat