Kosova shënon ditën e numrit 112 - Bota Sot
Kosova shënon ditën e numrit 112

Kosova

E premte, 19 tetor 2018

Kosova shënon ditën e numrit 112

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 15:34
Manifestimi u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të numrit emergjent unik 112, Agjencia për Menaxhim Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme në bashkëpunim me UNDP-në, kanë organizuar manifestimin publik në komunën e Prishtinës.

Në këtë manifestim, i cili u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë qenë të përfshirë: Policia e Kosovës, Njësitë Profesionale Zjarrfikëse dhe Shpëtimit, Shërbimi Urgjent dhe Kryqi i Kuq.

Mahir Hasani, koordinator i Qendrës Operative Emergjente-112, tha se ky numër është numër evropian dhe funksionon edhe në Kosovë që nga viti 2002.

“Ky numër funksionon 24 orë pandërprerë dhe i shërben qytetarëve të Republikës se Kosovës për ofrimin e ndihmës në rastet e emergjencave të ndryshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test