Ligji për masat Antidamping s’ka nevojë të ndryshohet - Bota Sot
Ligji për masat Antidamping s’ka nevojë të ndryshohet

Kosova

Ligji për masat Antidamping s’ka nevojë të ndryshohet

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 16:19
Pamje nga takimi

Drejtori i Zyrës Ligjore në Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Rexhep Bllaca tha Ligji për masa Antidumping nuk ka nevojë të ndryshohet.

Këto komente ai i bëri në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.

“Prej informative që kemi pasur nga departamenti i ministrisë edhe nga komisioni ndërministror për masat mbrojtëse anto-damping nuk na kanë rekomanduar që ky ligj ka nevojë të amandamentohet. Ky ligj është duke u zbatuar, kohëve të fundit janë marrë dy masa anti-damping për mbrojtjen e miellit  dhe për mbrojtjen e bllokove argjile, vendimet për fillimin e hetimeve janë marrë kështu që qëndrimi i ministrisë është që ligji për masat anti-damping nuk ka nevojë të amandamentohet”.

Dardan Sejdiu, nga VV, tha se po flitet për zbatimin e rregullave të lojës në një vend i cili ka mosbalancim tregtar.

“Kosova ka mungesë të zhvillimit industrial. Këto rregulla të lojës përshtaten me dikë që ka zhvillim tepër të madh industrial dhe nevojë për tregje të reja. Duke e thënë këtë po besoj që po më kuptoni pse është e rëndësishme që ti kuptojmë të tria së bashku, sepse jemi të interesuar që këtë potencial sado që është i vogël ta trajtojmë në mënyrë koherente. Pa marrë parasysh ju këtu citoni direktiva të BE-së, direktivat e BE-së janë të shkruara karshi interesave ekonomike të shteteve anëtare të BE-së”, tha ai

Mimoza Kusari, nga Alternativa, tha se duhet të jetë një pako e ligjeve që do të jetë tamam një mënyrë e ofrimit të sigurisë dhe garancisë për prodhuesit vendor mirëpo kjo në Kosovë nuk po ndodhë.

“Ne ose nuk po kemi kanale të qarta të komunikimit ose po i kemi njëanshëm vendimet e ministrisë që ti shtyejn ligjet të cilat ne kemi kërkuar që të vijnë në pako”, tha ajo.

Hikmete Bajrami, nga LDK, tha se gjatë dy viteve sa herë kemi kërkuar raste për të marrë masa të Antidampingut, Ligji nuk na ka lejuar.

“kjo ka ndodhur për shkak se ligji është shumë i komplikuar në procedura edhe ideja për me ndryshuar ka qenë pikërisht me i shkurtë këto procedura. Fillimisht ligji kërkon që pas mbledhjes së informative që ka një mall është i dëmtuar prej vendit nga vjen, të hapet hetimi zyrtar i cili zgjatë 6 muaj në mënyrë që mandej me mujt me implement masat e Antidampingut. Ky ligj asnjëherë nuk na ka mundësua neve që me implement masa Antidamping sepse kur kaloshin dy muaj, shteti prej nga dampoheshin veç e hiqen masën e dampingut”, tha ajo.

Ndërkaq për shqyrtimin e Raportit të performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin 2015-2016, Besnik Beka zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik, tha se përgjegjësia e këtij raporti nuk është përgjegjësi që lidhet me punën e kësaj ministrie gjatë këtij mandate qeverisës.

“Është një raport i vitit 2015-2016 dhe krejt ajo çka është shpalosur në këtë raport qëndron në bazë të asaj qysh e shohim edhe ne. masat të cilat janë marrë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik në drejtim të përmirësimit të performancës financiare të Ndërmarrjeve Publike, në dhjetor të vitit 2017 janë pezulluar të gjitha vendimet e komisioneve për stimulimin e efektshmërisë së bordeve në Ndërmarrjet Publike ku përkundër faktit, këto ndërmarrje kanë përforcuar me performancë negative dhe ata i kanë shpërblyer, ministri ka marrë vendim që të ndalohet kompensimi për stimulimin e anëtarëve të bordit”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test