Haradinaj merr pjesë në shënimin e 19 vjetorit të masakrës së Studimes

Kosova

Haradinaj merr pjesë në shënimin e 19 vjetorit të masakrës së Studimes

Më: 2 maj 2018 Në ora: 07:35
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore, në 19-vjetorin e masakrës në fshatin Studime të Komunës së Vushtrrisë.

Akademia mbahet duke filluar nga ora 12 në varrezat e martirëve në fshatin Studime.

Më 2 majit të vitit 1999 në fshatin Studime të Vushtrrisë, brenda dy orëve ishin pushkatuar nga paramilitarët serbë 116 persona që ishin në kolonë për tu shpërngulur në drejtim të Shqipërisë. Shumë tjerë ishin plagosur e me mijëra tjerë pas arrestimit nga forcat serbe ishin larguar për në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat