Fruthi, shënohet rënie e numrit të rasteve në Kosovë - Bota Sot
Fruthi, shënohet rënie e numrit të rasteve në Kosovë

Kosova

E hënë, 22 tetor 2018

Fruthi, shënohet rënie e numrit të rasteve në Kosovë

Më: 17 maj 2018 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes të situatës epidemiologjike në raportin përmbledhës të ecurisë së së fruthit ka raportuar raste sporadike të fruthit në Kosovë.

Sipas të dhënave të të sistemit të mbikëqyrjes së fruthit në Kosovë për periudhën 1 mars 2017 deri më 15 maj 2018 në total janë raportuar 929 raste të dyshuara në fruth, prej të cilëve në laboratorët e IKSHPK-së janë konfirmuar 679 raste janë pozitive në fruth.  

Numri më i lartë i rasteve është nga komuna e Fushë Kosovës me 198 raste, e përcjellë me komunën e Prishtinës me 145 raste të konfirmuara.

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar  asnjë rast i ri i dyshuar në fruth, ku aktualisht janë të hospitalizuar 3 pacientë të dyshuar në fruth.

Instituti Kombëtar në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë ka siguruar doza të mjaftueshme të vaksinave kundër fruthit dhe sëmundjeve tjera vaksinë preventabile dhe po implementon  masat parandaluese e kontrolluese.

Ndryshe, Kosova radhitet në mesin e vendeve me përqindje të lartë të vaksinimit ku sipas statistikave zyrtare, rreth 95 për qind e fëmijëve janë vaksinuar, kurse pas shfaqjes së epidemisë së fruthit vitin e kaluar shkalla e imunzimit është rritur duke iu afruar mbulesës 100%.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test