Dëmet që shkaktoi breshëri në Drenas

Kosova

Dëmet që shkaktoi breshëri në Drenas

Më: 23 maj 2018 Në ora: 10:28
Drenas

Të reshurat e breshrit  që ranë ditë më parë  në disa qytete të Kosovës,  kanë shkaktuar dëme të mëdha të pemëve dhe kulturave bujqësore.

Nga ky breshër janë prekur edhe disa fshatra të komunës së Drenasit, ku dëmet në pemë e kultura tjera bujqësore janë të mëdha.

Në disa foto të publikuar në rrejtët sociale, shihen dëmet që ka shkaktuar breshëri.

Edhe komuna e Drenasit dje ka njoftuar se në disa fshatra janë shkaktuar dëme nga reshjet e breshëritë.

“Rrebeshi ka shkaktuar dëme në pemëtari, vreshtari, perimtari, të mbjella pranverore dhe vjeshtore, ndërsa dëmet janë shkaktuar kryesisht në fshatrat; Shtuticë, Polluzhë, Tërstenik, Gllobar, Gllanasellë, Dobroshec, Godanc, Likoshan e Gradicë”.

“Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësisë, ka formuar komisionin për vlerësimin e dëmeve dhe në bazë të kërkesave nga fermerët do të dalin ne terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga të reshurat”,thuhet në komunikatën e komunës.

Më poshtë fotografitë që tregojnë dëmet që janë bërë. Fotografitë janë marrë nga profili i Izet Avdylit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat