Latifi i dorëzon Bytyqit 7 kërkesa për investime në shkollat e Rahovecit

Kosova

Latifi i dorëzon Bytyqit 7 kërkesa për investime në shkollat e Rahovecit

Më: 29 maj 2018 Në ora: 16:11
Foto nga takimi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, gjatë një takimi me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i ka dorëzuar shtatë kërkesa për investime në shkollat e komunës që ai drejton.

Në mesin e kërkesave janë edhe ato për ndërtimin e objekteve të reja shkollore, kërkesa për meremetimin dhe riparimin e shkollave, kërkesa për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në shkolla.  

Nga ana e tij, ministri Bytyqi siguroi kreun e Rahovecit se kërkesat e parashtruara do të shqyrtohen në përputhje me mundësitë buxhetore, gjatë muajve dhe viteve të ardhshme.

Ai po ashtu premtoi se së shpejti do ta vizitojë Komunën e Rahovecit për të parë nga afër gjendjen në shkollat e kësaj komune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat