Lladrovci shtron iftar për Këshillin e Bashkësisë Islame në Drenas

Kosova

Lladrovci shtron iftar për Këshillin e Bashkësisë Islame në Drenas

Më: 31 maj 2018 Në ora: 23:35
Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë komunal, me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramzanit, ka shtruar iftar për Këshillin e Bashkësisë Islame në Drenas.

“Ne iftar merrte pjesë, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas, mulla Valon Bequku me anëtarë të Këshillit të Bashkësisë Islame, imam të xhamive dhe personalitete të tjera”, thuhet në kumtesën e komunës.

“Kryetari Lladrovci ka falënderuar Këshillin e Bashkësisë Islame në Drenas, për kontributin e tyre të dhënë për ruajtjen e tolerancës fetare në Drenas dhe ka ftuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me Këshillin e Bashkësisë Islame në Drenas”.

“Edhe mulla Valon Bequku ka falënderuar kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovci për bashkëpunim që kanë dhe ka vlerësuar se falë këtij bashkëpunimi toleranca nder fetare në Drenas është ne nivelin e duhur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat