Pastrohen sipërfaqet e mbjella me pishë në Tërpezë

Kosova

Pastrohen sipërfaqet e mbjella me pishë në Tërpezë

Nga: Aziz Zuka Më: 1 qershor 2018 Në ora: 16:50
Pamje nga pastrimi i vendit “te Pishaat” në Terpezë të Vitisë

Me qëllim të mirëmbajtjes sa më të mirë të sipërfaqes së mbjellë me pishë, në Tërpezë është duke u zhvilluar një aksion i pastrimit të kësaj pjese, në mënyrë që rritje dhe zhvillimi i tyre të bëhet sa më mirë.

Për të parë nga afër zhvillimin e këtij aksioni, drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë Veton Ademi i shoqëruar edhe nga drejtori i Inspektoratit Skender Ahmeti dhe përfaqësuesi i Agjencionit Pyjor të Kosovës, kanë vizituar punimet e këtij aksioni.

Ky projekt është duke realizuar nga Agjensioni Pyjor dhe është financuat nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku parashihet të pastrohen afër 10 ha pishë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat