Edhe Haradinaj nderon drejtorin e USAID-it me hartën e artë të Kosovës - Bota Sot
Edhe Haradinaj nderon drejtorin e USAID-it me hartën e artë të Kosovës

Kosova

E hënë, 19 nëntor 2018

Edhe Haradinaj nderon drejtorin e USAID-it me hartën e artë të Kosovës

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 13:25
Hope u nderua nga kryeministri Haradinaj me hartën e artë të Kosovës.

“Që nga përfundimi i luftës, USAID ka ndihmuar Kosovën në zhvillimin ekonomik, në arsim, shëndetësi, sistemin e drejtësisë, bujqësi dhe në shumë projekte të rëndësishme për vendin. Ne i jemi mirënjohës popullit amerikan, SHBA-ve dhe Misionit të USAID-it për kontributin e dhënë në Kosovë”, tha kryeministri Ramush Haradinaj, në takimin lamtumirës me drejtorin e Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Kryeministri Haradinaj, falënderoi drejtorin Hope për përkushtimin e tij për të bashkëpunuar me institucionet qendrore dhe lokale, duke theksuar se Kosova është me fat që ka mbështetje nga një partner kaq i fuqishëm si SHBA-të.

“USAID ka instaluar një dimension alternativ të përkrahjes, duke avancuar resurset e përgjithshme në përputhjet me nevojat e vendit”, tha kryeministri Haradinaj.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se falë ndihmës së vazhdueshme të Misionit të USAID-it dhe përkushtimit institucional, sot në vendin tonë është krijuar klimë e favorshme dhe ambient më i mirë i të bërit biznes, dhe përmes realizimit të projekteve që ka ndihmuar drejtpërdrejtë ky mision, sot në Kosovë kemi numër më të madh të vendeve të punës.

Drejtori  i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, u shpreh i lumtur që ka shërbyer në Kosovë, për bashkëpunimin me institucionet vendore, ndërsa vlerësoi të arriturat dhe progresin e deritashëm, duke shprehur gatishmërinë e USAID-it që të vazhdojë mbështetjen edhe më tutje për Kosovën në proceset e mëtejme zhvillimore.

Hope  u nderua nga kryeministri Haradinaj me hartën e artë të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test