Diplomacia ekonomike prezantohet në Malishevë - Bota Sot
Diplomacia ekonomike prezantohet në Malishevë

Kosova

Diplomacia ekonomike prezantohet në Malishevë

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 11:02
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Besnik Hotin, drejtorin e Departamentit për Diplomaci Ekonomike, Guner Ureya dhe zyrtarin për Integrime Ekonomike, Turkesh Dalifi, me të cilët kanë biseduar për projektin e ministrisë për diplomacinë ekonomike.

Hoti e njoftoi kryetarin Begaj, për projektin e ministrisë për diplomacinë ekonomike dhe integrimin ekonomik të Kosovës, ndërsa drejtori i Departamentit për Diplomaci Ekonomike, Guner Ureya, e sqaroi në tërësi projektin e ministrisë, rëndësinë që ka ky projekt, në raport me zhvillimin ekonomik të vendit dhe ndikimin e rëndësinë e nivelit lokal, në këtë drejtim, format e bashkëpunimit dhe rëndësinë e binjakëzimeve me komunat nga vendet tjera.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka njoftuar zyrtarët e ministrisë me kapacitetet që ka Komuna e Malishevës, sidomos në fushën e bujqësisë, pastaj turizmit, si dhe kushteve të mira që ofron komuna për investitorët që duan të investojnë në Malishevë, në fusha të ndryshme, si dhe lehtësirat që ofron edhe zona e industriale, e ndarë për këtë qëllim.

Kryetari Begaj dhe zyrtarët e MPJ-së, u pajtuan për bashkëpunim të ndërsjellë me qëllim të promovimit të ofertës së komunës, në raport me investitorët e mundshëm, si nga investitorët e huaj, ashtu edhe të diasporës./KosovaPress/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...