Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do të përkrahë ndonjë proces të vetingut në drejtësinë e vendit.
“E kemi kryer vetingun, kemi pasur veting, mundemi t’i bëjmë 100 vetingje, kush i bën vetingjet, të njëjtit njerëz”, tha kryeministri.
“Unë ju bëj thirrje atyre që i kanë përgjegjësitë: hajdeni të punojmë më ligj”, u shpreh ai.
Haradinaj tutje tha se nuk është problemi te ‘vetting’-u në vend, por, siç tha ai, problemi është që kush do që i ka punët dhe përgjegjësitë e caktuara t’i kryejë ato.