Reçica takon të rinjtë që do të aftësohen profesionalisht në Gjermani

Kosova

Reçica takon të rinjtë që do të aftësohen profesionalisht në Gjermani

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 12:09
Skënder Reçica priti në takim një grup të rinjsh nga Kosova

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skënder Reçica priti në takim një grup të rinjsh nga Kosova, të cilët janë përzgjedhur për arsim dhe aftësim profesional në Gjermani, në kuadër të programit ‘Ausbilgungsinitiative 2018’ në mes të MPMS-së dhe GIZ-it gjerman, i cili po implementohet në bashkëpunim me Shoqatën e Ndërtuesve Bavarezë në Gjermani.

Gjashtë studentët e grupit të parë do të udhëtojnë sot në Gjermani, ndërsa nëntë të tjerë do të udhëtojnë në tetor të këtij viti.

Ministri Reçica përgëzoi studentët për mundësinë që u është dhënë duke thënë se MPMS, së bashku me shtetin gjerman nëpërmjet organizatës GIZ, do të bashkëpunojë në programe të ngjashme, duke zgjedhuar mundësitë që të rinjtë tanë të aftësohen në fusha të ndryshme.

“Të rinjtë janë pasqyra e shtetit tonë. Aftësitë që do t’i përfitoni në Gjermani uroj që t’i ktheni në praktikë pasi të ktheheni në Kosovë. Vendi ynë ka nevojë për të rinj të aftësuar profesionalisht cilët i kontribuojnë vendit, duke u shndërruar në shembull edhe për gjeneratat e tjera”, tha ai.

Studentët falënderuan ministrin për pritjen dhe përkrahjen duke thënë se aftësitë, të cilat do t’i përfitojnë gjatë qëndrimit në Gjermani do t’i shfrytëzojnë për t’i shërbyer vendit pasi të kthehen në Kosovë, në mënyrë që të kontribuojnë në rritjen e mirëqenies sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat