Task Forcë për sigurinë e trafikut rrugor (Dokument)

Kosova

Task Forcë për sigurinë e trafikut rrugor (Dokument)

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka nënshkruar vendimin për themelimin e njësitit të Task Forcës për sigurinë e trafikut rrugor.

Ky njësit ka për qëllim;

1.        Mbikëqyrjen dhe mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve publike

2.        Mbikëqyrjen dhe kontrollin e transportit rrugor, të udhëtarëve, mallrave dhe transportit tokësor të mallrave të rrezikshme

3.        Mbikëqyrjen e sigurisë rrugore në pajtim me rregullat e trafikut rrugor

4.        Kontroll i punës së Qendrave të Kontrollimit Teknik të Automjeteve.

Sipas kumtesës për media dërguar nga kjo ministri, njësiti udhëhiqet nga zëvendësministri i MI-së, Idriz Selimaj, dhe përbëhet nga zyrtarë dhe ekspertë të fushave përkatëse.

Me qëllim të efikasitetit më të madh në përmbushje të misionit, Task Forca do të bashkëpunoj me Inspektoratin e MI-së, Policinë e Kosovës dhe zyrtarë të ministrive tjera.  Këta do të përpilojnë edhe propozimet me masat konkrete, të nevojshme për rritjen e sigurisë në trafik.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat