‘Hashim Thaçi për ta shpëtuar vetën e sjell kufirin edhe në Vushtrri’

Kosova

‘Hashim Thaçi për ta shpëtuar vetën e sjell kufirin edhe në Vushtrri’

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 14:28
Enver Dugolli dhe Albin Kurti

Anëtari i Vetëvendosjes, Enver Dugolli ka theksuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për ta shpëtuar vetën është në gjendje ta sjell kufirin edhe në Vushtrri.

Dugolli në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka hedhur një shkrim me akuza ndaj presidentit, sipas tij Thaçi së bashku me Vuçiqin duhet te ndalën sa nuk është bërë vonë.

Shkrimi i plotë i Enver Dugollit:

Hashim Thaçi për ta shpëtuar veten ta bjen kufirin edhe në Vushtrri! Lojrat e pista dhe të dëmshme që po luhen në dëm të Kosoves, nuk kanë të ndalur! Togfjalëshi “shkëmbim territoresh”, “korrigjim kufijsh”, “takim e anulim takimi, ” ndalim” i vizites së Vuçiq në Ujman e “lejim” i vizites, kanë vetëm një emër:

Nënshtrim i skajshëm i Kosoves përballë presionit Serb, deri në përbuzje!

Hashim Thaçi i tmerruar nga presioni i serbisë me Gjykatën Speciale, jo në Ujman e Mitrovicë, por është në gjendje që kufirin ta bjen deri në Vushtrri!

Ky njeri, së bashku me Vuçiqin duhen ndalur sa nuk është bërë vonë, Kosova nuk mundet edhe më të poshtrohet e dëmtohet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat