Hoxha kërkon përkrahjen e Polonisë për liberalizimin e vizave - Bota Sot
Hoxha kërkon përkrahjen e Polonisë për liberalizimin e vizave

Kosova

Hoxha kërkon përkrahjen e Polonisë për liberalizimin e vizave

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 16:56
Dhurata Hoxha dhe Szymon Szynkowski

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur një delegacion të lartë të Polonisë, të prirë nga zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Szymon Szynkowski vel Sek.

Ministrja ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale me Poloninë dhe rëndësinë që ka mbështetja e Polonisë për procesin e integrimit në përgjithësi, thuhet në një komunikatë për media lëshuar nga Ministria e Integrimeve.

Siç thuhet në komunikatë  Hoxha kërkoi nga zyrtarët polak, mbështetjen për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.

“Qytetarët e Kosovës janë të vetmit të privuar nga lëvizja e lirë dhe kjo përbën edhe hendikep për fusha të rëndësishme për procesin integrues. Ne jemi të përkushtuar që gjithë procesi të rikonfirmoj të arriturat në vendin tonë por edhe zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, tha ministrja Hoxha duke shtuar se fushata për liberalizim është duke vijuar me intensitet dhe qytetaret po informohen për të drejtat dhe obligimet që vijnë me liberalizimin e vizave.

Zëvendësministri  i Punëve të Jashtme të Polonisë theksoi rëndësinë që ka rruga integruese për Kosovën dhe shprehu mbështetjen e Polonisë për procesin e integrimit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...