Vazhdon të digjet mali në kufirin Kosovë Shqipëri

Kosova

Vazhdon të digjet mali në kufirin Kosovë Shqipëri

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 19:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mali i Pashtrikut që ndodhet mes Kosovës dhe Shqipërisë po vazhdon që të merr flakë edhe pasditen e sotme.

Sipas pamjeve që një lexues i ka dërguar në redaksi shihet se flaka gjithnjë e më shumë po iu afrohet shtëpive që siç thotë lexuesi janë afër të fshatit Planeje.

Mësohet se flaka ka filluar të vije nga pjesa e Shqipërisë dhe e njëjta po vazhdon edhe në Kosovë.

Për këtë, ende autoritetet përkatëse nuk kanë ndërmarrë asgjë.

Ndryshe, Pashtriku me Malet e Hasit janë male në Kosovë që fillojnë nga Qafa e Morinës e deri në luginën e Drinit të Bardhë në Vërmicë. Këto male shtrihen në mes të luginës së Drinit e Valbonës në Shqipëri dhe luginës së Erenikut e Drinit në Dukagjin.

Më poshtë shikoni pamjet:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat