“Avancojmë Kosovën së Bashku” identifikon problemet e përbashkëta në komuna

Kosova

“Avancojmë Kosovën së Bashku” identifikon problemet e përbashkëta në komuna

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 13:24
Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno

Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno, në aktivitetin “Avancojmë Kosovën së Bashku - Zgjidhjet vendore”, projekt katërvjeçar, ka thënë se në 16 komuna të Kosovës është arritur të identifikohen problemet e përbashkëta në shumë fusha.

“E gjithë kjo punë ka rezultuar me realizimin e vendeve të reja, ku janë krijuar mbi 400 vende të punës në biznese të ndryshme. Janë dhënë 68 grante për angazhimin e komuniteteve. Programi ka shumë rezultate për ndërtimin e urave në mes komuniteteve”, tha Mango, duke shtuar se kjo ndikon për një të ardhme stabile të Kosovës.

Nermin Mahmuti, drejtoreshë ekzekutive e CDF-së dhe programit USAID/AKT-LS, ka thënë se për katër vjet me këtë program kanë arritur të sfidohen dhe të realizojnë mjaft rezultate, por mbeten ende punë për t’u zgjidhur.

Ndërsa, përfituesja e projektit Vesna Taniq nga veriu i Mitrovicës, tregoi se investimet e saj në biznesin e rrobaqepësisë ka arritur që për një vit të trefishojë vëllimin e punës dhe të rritë numrin e punëtorëve.

Programi “Avancojmë Kosovën së Bashku-Zgjidhja Vendore është një program i financuar nga USAID-i, i cili implementohet nga Fondi për Zhvillim Komunitar-CDF dhe ka për qëllim të forcojë komunikimin pozitiv dhe konstruktiv ndëretnik, duke u përqendruar në problemet, nevojat dhe zgjidhjet e përbashkëta.

Kjo përfshin mundësi më të mira për integrimin e tregjeve minoritare me tregjet e shumicës, përmirësimin e zinxhirit të vlerave në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria ekonomike e bizneseve, si dhe rritja e përgjegjshmërisë së administratave lokale ndaj shërbimeve dhe nevojave të komuniteteve minoritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat