Rexhep Selimi në 20 vjetorin e vdekjes së Sandokanit: Gur i rëndë në themelet e UÇK-së

Kosova

Rexhep Selimi në 20 vjetorin e vdekjes së Sandokanit: Gur i rëndë në themelet e UÇK-së

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 20:23
Rexhep Selimi

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës njëherit ish-komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi ka kujtuar në 20 vjetorin e vdekjes bashkëluftëtarin e tij, Abedin Rexhën i njohur si Sandokani.

Selimi përmes një statusi dhe një fotografie në llogarinë Facebook ka çmuar kontributin e Sandokanit në luftën për liri, ndërsa atë e quan si një luftëtar të madh dhe hero të luftës çlirimtare.

“Në 20 Vjetorin e përjetësimit të Shokut dhe bashkëluftëtarit tonë Abedin Rexha, e kujtojmë ashtu siç ishte – luftëtar i madh, gur i rëndë ne themelet e UÇK-së dhe hero i Luftës Çlirimtare.

Lavdi jetes dhe luftës së Komandantit të Brigades 112 Abedin Rexha – Sandokani”, ka shkruar Selimi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat