Kosova në mbrojtje të njohjeve, Serbia në ofensivë - Bota Sot
Kosova në mbrojtje të njohjeve, Serbia në ofensivë

Kosova

E diel, 21 tetor 2018

Kosova në mbrojtje të njohjeve, Serbia në ofensivë

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 21:19
Foto

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë sot se Prishtina është aktualisht duke u munduar që ta mbrojë vetën.

Sipas tij “Zyrtarët e Prishtinës po vizitojnë vendet që kanë njohur Kosovën për të siguruar që ata nuk do ta tërheqin njohjen e shtetit”.

Po ashtu Daçiq shtoi se, nga ana tjetër, Serbia vazhdon të lobojë në disa vende për të tërhequr njohjen e Kosovës. Duke theksuar se është i sigurt se deri në fund të vitit do të ketë më shumë tërheqje të tilla, prandaj pret që numri i vendeve që njohin Kosovën të bjerë në 100, transmeton lajmi.net.

“Është e rëndësishme për shkak të pozicionit negociator, sepse në Prishtinë thonë, ‘pse duhet të negociojmë me ju kur na njohin 116 shtete’. Kosova e publikoi atë listë, por, është një gënjeshtër e madhe, pasi disa vende e kanë tërhequr njohjen e Kosovës “, tha Daçiq.

“Kosova nuk e kupton se shumica e akterëve të rëndësishëm ndërkombëtarë janë të interesuar për arritjen e një marrëveshjeje me kompromise. Fakti që Prishtina ende nuk ka formuar Asociacionin e Komunave serbe, është një dëshmi se nuk ka ndërmend të zbatojë marrëveshjet që janë arritur në Bruksel”, tha Daçiq. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test