18 studentë të infermierisë nënshkruajnë kontrata pune në Gjermani

Kosova

18 studentë të infermierisë nënshkruajnë kontrata pune në Gjermani

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 11:46
Fakulteti i Infermierisë në Kolegjin AAB

18 studentë të gjeneratës së vitit 2016 të Fakultetit të Infermierisë në Kolegjin AAB sot kanë nënshkruar kontratat e para të punës me partnerët gjermanë DKV Pflegedienste und Residenzen GmbH.

Përfaqësuesja e DKV Pflegedienste und Residenzen GmbH, Elke Brüggemann se duke e konsideruar këtë ditë të veçantë për studentët dhe punëdhënësit gjerman, u shpreh se studentëve do iu ofrojnë përkrahje që ata të arrijnë të jenë të suksesshëm.

 Sipas saj 18 studentët të cilët në vitin 2020 do fillojnë punën si infermierë në degët e klinikave në Gjermani do kenë mundësi të mësojnë gjuhën gjermane përmes dy kurseve që tani më i kanë organizuar në kolegjin AAB.

Brüggemann: Juve po iu ndryshon situata e jetës por ne do iu përkrahim

"Jemi të vetëdijshëm që juve që jeta do u zhvendoset në Gjermani do u ndryshoj tërësisht situata e jetesës, sa i përket kësaj ne si punëdhënës jemi të vetëdijshëm për përgjegjësitë tona këtë dëshirojmë ta përmbushim me zemër dhe dije të plotë dhe do donim t'iu përkrahim në një kalim të hareshëm në jetën e përditshme dhe atë profesionale....Dje ia dolëm të krijojmë edhe dy kurse të reja të gjuhës gjermane, një kurs tjetër sa i përket përkujdesjes shtëpiake, si dhe një kurs për klinik", u shpreh ajo.

Koordinatorja e programit, Blerina Osmani tha se nënshkrimi i kontratës së punës për në Gjermani është mundësi e madhe për studentët që të kenë një karrierë të shëndosh. Sipas saj studentët e përzgjedhur i pret një punë e madhe, por që me angazhim dhe vullnet do e arrijnë.

 Osmani: Studentëve po u jepet mundësi për ndërtim të shëndosh të karrierës

"Kemi shumë punë përpara, kontrata është një nisje, kontrata është një vullnet i madh, por edhe një ndryshim i madh....për neve si kompani ishin kureshtar të dimë se sa do të ishin këta të kënaqur por edhe ju, gëzohemi që kemi dy palë të kënaqura, në njërën anë juve studentë që iu jepet një mundësi e madhe për një ndryshim të madh në jetë dhe për një ndërtim të shëndosh të karrierës tuaj", ka deklaruar Osmani.

Nga Gjermania për të përzgjedhur studentët kishin ardhur edhe përfaqësueses të disa klinikave të cilët u shprehen të lumtur për këtë bashkëpunim.

Studentët që kanë nënshkruar kontrata punë me DKV Pflegedienste und Residenzen GmbH i takojnë gjeneratës së vitit 2016, dhe për në përzgjedhjen për punë në Gjermani nga Kolegji AAB kanë marrë pjesë rreth 210 studentë të Fakultetit të Infermierisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat