Sot bllokohet magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, protestuesit kërkojnë asfaltimin e rrugës - Bota Sot
Sot bllokohet magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, protestuesit kërkojnë asfaltimin e rrugës

Kosova

Sot bllokohet magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, protestuesit kërkojnë asfaltimin e rrugës

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 08:04
Sot bllokohet magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, protestuesit kërkojnë asfaltimin e rrugës

Sot për herë të dytë do të protestojnë banorët e 18 fshatrave të Artakollit të Vushtrrisë, për realizimin e të drejtës për rrugë të qarkullueshme, duke bllokuar për një orë magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Sipas ftesës së këshillit të fshatrave të Artakollit, protesta nis në orën 10:00, në fshatin Pestovë.

“Rruga R220 Bukosh-Prilluzhe ka mbetur në mungesë të fondeve ende pa përfunduar shtresën e parë të asfaltit dhe do të mbetet në mungese mjetesh financiare. Ne kërkojmë drejtën tonë për vënien e shtresës së parë të asfaltit që rruga 12km të jetë e kalueshme”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...