Ngjarjet e datës 15 tetor - Bota Sot
Ngjarjet e datës 15 tetor

Kosova

Ngjarjet e datës 15 tetor

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 07:00
Foto

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 09:00)

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës (Salla e seancave plenare të Kuvendit, ora 10:00)

Biblioteka Kombëtare 'Pjetër Bogdani' organizon ceremoninë e hapjes së ekspozitës "Jeta dhe vepra e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu'  (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

Let’s Do It Kosova organizon aksion pastrimi në lagjen “Mati 1” në Prishtinë. (Rruga “Muharrem Fejza”, ora 10:00)

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Ambasada Gjermane në Prishtinë do të nënshkruajnë një marrëveshje për të mbështetur sektorin e sigurisë në Kosovë (Ambientet e UNDP-së në Arbëri, ora 10:00)

Përurohet botimi “Lindja e vështirë e shtetësisë së Kosovës”, me autor Nexhat Daci (Salla e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ora 11:00)

Zyra e UNICEF-it në Kosovë bën lansimin e aplikacionit “Shnet” (Sheshi 21, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të mbajnë ceremoninë e 13-të të ndarjes së Çmimeve për arritjet më të mira në Gazetari për temën e Varfërisë 2018 (Kino Armata pranë Hotelit Grand, ora 16:00)

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban mbledhje me kryetarët e degëve të LDK-së (Hotel Sirius, ora 17:00)

Instituti për Integrime Evropiane dhe Qendra Grotius organizojnë debat për Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale. (Kolegji UBT, ora 17:00)

Ambasada e Kroacisë shënon vitin e 5-të të integrimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore të Universitetit në Prishtinë, ora 18:00).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...