UP-ja vendos për studimet e doktoratës dhe plotësimin e vendeve të lira në Master dhe Bachelor

Kosova

UP-ja vendos për studimet e doktoratës dhe plotësimin e vendeve të lira në Master dhe Bachelor

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 10:59
Senati i Universitetit të Prishtinës

Senati i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin për shpalljen e konkursit për studimet e doktoratës për vitin akademik 2018/19.

Në këtë mbledhje gjithashtu është marrë vendimit për shpalljen e konkursit plotësues për vendet e paplotësuara në nivelin e studimeve Master për vitin akademik 2018/19.

Senati ka trajtuar edhe temën e zëvendësimit të kandidatëve në nivelin Bachelor, të cilët janë tërhequr nga studimet. Ky trup ka marrë vendim që vendet të cilat kanë mbetur të lira të zëvendësohen me kandidatë nga lista sipas renditjes së pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat