Shënohet 10-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Gjermani

Kosova

Shënohet 10-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Gjermani

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 12:57
FotoAmbasadori Beqë Cufaj

Me rastin e 10-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Gjermani, në ambasadën e vendit tonë në Berlin kanë qëndruar shtatë autorë nga Kosova, Adem Gashi, Abdullah Zeneli, Ismail Syla, Halil Matoshi, Valentina Saraçini, Marigona Kelmendi dhe Çun Lajçi, të cilët në kuadër të Projektit “Cassandra” kanë diskutuar për letërsinë në Kosovë, të kaluarën, tashmen dhe ardhmen.

Eventi është organizuar nga Weltethos Institut, Universiteti i Tuebingenit, Ministria Federale e Mbrojtjes e Gjermanisë, Shoqata e Botuesve të Kosovës dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani me Shkencëtarë të letërsisë gjermane, gazetarë dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë.

Ambasadori Beqë Cufaj, duke u dëshiruar mirëseardhje mysafirëve, ka thënë se aktivitete si këto janë pjesë e pashkëputshme e diplomacisë kulturore të Kosovës në Gjermani.

Në diskutimin e para dhe pasdites i cili është udhëhequr nga njërit prej profesorëve më të njohur të Letërsisë në Gjermani, udhëheqës i Seksionit të Letërsisë në Univeristetin e Tuebingenit, Juergen Wertheimer, është biseduar për aspektet e transformimit të përvojave në rastin e Kosovës dhe rolin e Letërsisë në këtë kontekst në rajone e vende tjera krizash.

Projekti "Cassandra" është një matës i këtyre rasteve edhe në rajone tjera të konfliktit në botë.

Aktiviteti në fjalë përndryshe shënon edhe fillimin e një serie të evenimenteve të cilat nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin do ta mbajë në muajt në vijim në kuadër të shënimit të 10 Vjetorit të Marrëdhënieve Diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat