Reagon fshati ku ndodhi sulmi me pelegrinë: Kisha jonë është Ilire, asnjëherë në histori nuk ka pasur serb - Bota Sot
Reagon fshati ku ndodhi sulmi me pelegrinë: Kisha jonë është Ilire, asnjëherë në histori nuk ka pasur serb

Kosova

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Reagon fshati ku ndodhi sulmi me pelegrinë: Kisha jonë është Ilire, asnjëherë në histori nuk ka pasur serb

Nga: N.H Më: 22 tetor 2018 Në ora: 18:19
Momenti kur sulmohet autobusi i serbëve në Studenicë

Dy autobusë nga Serbia janë sulmuar gjatë ditës së djeshme në Istog, por nuk ka pasur të lënduar.

Krerët shtetërorë të Kosovës dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare kanë dënuar sulmin ndaj pelegrinëve serbë në fshatin Studenicë të Istogut, të cilët më 21 tetor ishin nisur për të vizituar objektet fetare.

Ndërsa, lidhur me ketë rast kanë reaguar edhe krerët e fshatit Studenicë, përcjell "Bota sot".

Sipas tyre, kisha tyre është kishë ilire dhe faktet më së miri e tregojnë atë që në Studenicë asnjëherë në histori nuk ka pasur serb në atë zonë ndonjëherë.

Ja reagimi i plotë:

Komunikatë zyrtare nga krerët e fshatit Studenicë-Komuna Istog

Ata që në Prill të vitit 1999 bënë masakrat me të tmerrshme në fshatin Studenicë ku masakruan vajza prej moshes 12 vjeq, gra dhe pleq, sot kthehen përsëri me gëzofin e qengjit mbi supe, por tani si pelegrinë.

Krerët e fshatit Studenicë dalin më këtë kumtim zyrtar se kisha e cila gjendet në fshatin tonë është kishë ilire dhe faktet më së miri e tregojnë atë që në Studenicë asnjëherë në histori nuk ka pasur serb të ketë banuar në atë zonë ndonjëherë.Rrethanat historike gjatë perandorisë osmane bënë atë që bënë, por në fshatin Studenicë kurrë nuk ka jetuar asnjë serb kështu që ne krerët e fshatit Studenicë fillimisht kërkojmë nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës që tani kur plagët e masakrave ende janë të njoma dhe se po hyjmë në përkujtimin e 20 vjetorit të tyre të mos lejojnë asnjëherë që në këtë fshat puro shqiptar të vijnë pelegrinë serb.Kriminelët serb që kryen masakrat në fshatin Studenicë ende bredhin të lirë dhe se ky pelegrinazh-serb ka qenë më provokuesi prej pas lufte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test